I vetmi që i mbijetoi tërmetit nga familja/ Rëndohet gjendja e Ramë Lalës, niset drejt Italisë

455
Sigal

Ramë Lala, i vetmi që i shpëtoi vdekjes nga familja Lala në Durrës është nisur drejt Italisë, pasi gjendja e tij  është rënduar.

Të 9 anëtarët e të njëjtës familje në zonën e ish-Kënetës në qytetin bregdetar, mbetën brenda rrënojave të vilës 3-katshe, 7 prej tyre janë nxjerrë të vdekur, ndërsa njëri prej tyre është ende nën rrënoja

Kujtojmë këtu se vetëm pak më parë u raportua se ishin nxjerrë të pajetë Marjeta Lala së bashku me tre fëmijët, Emilio Lalën, 6 vjeç dhe dy binjakët Dionis dhe Dionisa Lala, më pak se 3 vjeç.