I vënë zjarrin arës, shkrumbohet plotësisht rrjeti i furnizimit me energji në Fier

451
Sigal

Digjet rrjeti i furnizimit me energji në fshatin Shën Pjetër. Disa banorë të fshatit kanë ndezur zjarrin, pasi donin të pastronin arat e korrura nga gruri, por zjarri ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur gjithë rrjetin elektrik të fshatit Shën Pjetër të Fierit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të policisë së rendit Fier. Zjarri ka rënë rreth orës 10.15 minuta.

Sipas policisë në vendngjarje, është lajmëruar OSHE që në momentet e para, e cila ka bërë stakimin e energjisë, për shkak se zjarri ka shkrirë kabllot elektrike.

Po sipas tyre, ende nuk janë gjetur autorët e zjarrvënies.