I vdiq familjari në spital, 46-vjeçarit i hipën gjaku në kokë dhe rreh infiermierin

540
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin Rajonal të Beratit. Mësohet se një 46-vjeçar ka dhunuar një infermier. Gjithçka nisi pas pretendimit të familjarëve të 49-vjeçarit me inicialet T.M, i cili ndërroi jetë sipas tyre për mjekim të pakujdesshëm.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 01.09.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:
A.V, 46 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi në urgjencën e Spitalit Rajonal të Berat ka goditur ne fytyrë infermierin e turnit, shtetasin A.K, 30 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ”Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
Më datë 01.09.2017, në Spitalin Rajonal të Beratit ka ndërruar jetë shtetasi T.M 49 vjeç, banues në Berat.
Familjarët e shtetasit T.M pretendojnë për mjekim të pakujdesshëm nga ana e mjekëve.
Grupi hetimor kreu të gjitha veprimet hetimore dhe pritet akti i ekspertimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal.
Sigal