I vdes pacienti nga pakujdesia, arrestohet infermieri i Urgjencës

416
Arrestohet një infermier në spitalin e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim detyre”
Arrestimi i Klodian Dushkaj, 31 vjeç, me detyrë Infermier në Urgjencën e Spitalit Lezhë u bë nga specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomiko – Financiar.
Policia bën me dije se dje, gjatë transportimit me autoambulancë të shtetasit G.B. 78 vjeç, të sëmurë nga Spitali Lezhë për në S.Q.U.T.Tiranë, infermieri nuk ka qëndruar në një vend me të sëmurin por në kabinë me drejtuesin e mjetit, duke mos mbajtur në mbikëqyrje mjekësore shtetasin e sëmurë, i cili më pas ka gjetur vdekjen.
Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Sigal