I thyejnë xhamin e makinës në Tiranë, çfarë gjetën pas kontrollit ekspertët xhenierë

458
Thyerja e xhamit të makinës së një qytetari në kryeqytet ka alarmuar edhe ekspertët xhenierë për shkak të një sendi në formë granate të gjetur brenda saj.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në rrugën “Besnik Ceka”, ku është thyer xhami trekëndësh i automjetit tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit E. H.. në brendësi të së cilit është gjendur një send në formën e një granatë.

Kjo ka bërë që ekspertët xhenierë të mbërrijnë menjëherë në vendngjarje dhe të nisin hetimet. Pas veprimeve të tyre ka rezultuar se sendi i gjetur në brendësi të automjetit ka rezultuar një granatë mësiomore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe gjetjen e autorëve të kësaj vepre.
Sigal