I skadoi leja pesë ditore, i dënuari me 6 vjet nuk rikthehet në burgun e Burrelit

773
Një 35 vjeçar i dënuar në burgun e Burrelit nuk është kthyer më pas përfundimit të lejes 5 ditore. Burime nga burgu i Burrelit konfirmojnë se Agron Sinanit i ka skaduar afati i lejes mesditën e së enjtes dhe nuk është kthyer më, çka ka alarmuar autoritetet.

Nga të dhënat paraprake mësohet se i burgosuri Agron Sinani me origjinë nga Kukësi, ishte dënuar me 6 vjet burg për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie me dhunë me të mitura, nga të cilat kishte shlyer tre vjet.
Sigal