I sjellin ‘Benz’-in nga Italia në Durrës, por i hapet një mal me telashe

592
I sjellin një mjet tip “Benz” nga Italia me traget përmes portit të Durrësit, por futet në telashe. Pasi ka mbërritur në kufirin shqiptar mjeti i porositur në Itali, dhe uniformat blu kanë bërë verifikimet përkatëse në sistem, ka rezultuar se automjeti rezultonte i vjedhur prej 5 vitesh.
Bëhet fjalë për një rast të ndodhur dje, konkretisht për shtetasin K.G., vjeç 35, banues në Tiranë.
Policia bën me dije se “Më datë 24.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.G., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”, i postuar në adresë të tij nga Italia, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale, ka rezultuar i vjedhur më datë 20.12.2012, në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal”.
Ndërkohë që automjeti është bllokuar, shkruan durreslajm, policia ka nisur hetimet dhe ka dërguar rastin në Prokurori.
Sigal