I shpërthyen makinën me tritol 2 vite më parë, policit i refuzohet azili

481
Suedia i refuzon kërkesën për azil punonjësit të policisë Shkurt Toplani, të cilit dy vite më parë i shpërthyen makinën me tritol. Ngjarja ka ndodhur më datë 24 tetor 2013, ku ish efektivi i Komisariatit nr. 5, Shaban Lami në bashkëpunim me shtetasin Renato Kazani, i vunë tritol efektivit Toplani.
Ky i fundit pas kësaj ngjarjeje, shkoi në Suedi duke kërkuar azil me pretendimin se i rrezikohej jeta në shtetin shqiptar.
Por, kërkesa e tij nuk është marrë parasysh nga shteti suedes, duke i refuzuar kërkesën. Dy autorët e kësaj ngjarjeje tashmë janë arrestuar dhe gjykuar për këtë ngjarje, si dhe kanë deklaruar se Toplanit i vunë tritol në makinë pasi kishte shoqëruar në polici djalin e ish kolegut të tij, Shaban Lami. 
Sigal