I shpallur në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet, ja emri

578
Policia e kryeqyteteit ka munduur të përmbyllë më sukses një operacion ku ka vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim për vepra penale kundër jetës dhe pronës. 
Në njoftimin e policisë thuhet se është arrestuar shtetasi Sergeto Turullaj, 28 vjeç, banues në Tiranë. I riu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 931 datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 – 22, 278/2 të Kodit Penal. 
28-vjeçari akuzohet se me 14 prill të 2017 në bashkëpunim me shtetasin D. Y kanë tentuar të vrasin shtetasin L.SH në rrugën “Kongresi i Permetit”.
Ndërkohë me datë 26.04.2017 ky shtetas në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit. 
Për këtë rast, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin numër 225 datë 28.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal