I sëmuri mendor qëllon për vdekje efektivin e FNSH-së

419
Ndërron jetë efektivi i policisë. Ai u qëllua me armë teksa ishte në aksion në Torovicë të Lezhës për kapjen e një personi që qëllonte me armë duke terrorizuar fshatin. Fillimisht kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar se David Qosje po qëllonte me armë zjarri në ajër. Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë për ta neutralizuar. Por ai është mbyllur në banesën e tij dhe ka qëlluar në drejtim të policisë. Plumbat kanë goditur një efektiv të FNSH-së, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë dhe më pas ndërroi jetë rrugës për në spital. David Qosje, njihet në zonë si person me probleme mendore , por nuk ka asgjë të vërtetuar me dokumente nga spitali. Forcat të shumta policie kanë bërë rrethimin e banesës së tij dhe po mundohen që ta arrestojnë.
Sigal