I sëmuri mendor plagos me thikë 60-vjeçarin

455
Një i sëmurë mendor ka plagosur me thikë në fytyrë një 60-vjeçar në qytetin e Korçës. Ai më pas është ngujuar në shtëpinë e tij për disa orë para se të dorëzohej falë negociatave me punonjësit e policisë.
Policia e Korçës tha se i plagosur lehtë me thikë në lagjen nr 15 Korçë ka mbetur R.Z., i cili u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Në komunikatë thuhet se D.M., pas kryerjes të këtij veprimi u mbyll në banesën e tij, për tu dorëzuar disa orë më pas.
Në banesën e personit të njohur nga forcat e policisë si me probleme mendore u sekuestrua thika.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal