I sekuestrohen 27 kg kanabis sativa, shpallet në kërkim vlonjati

455
Në kuadër të aksioneve të policisë së Vlorës kundër trafikimit dhe kultivimit të drogës, ditën e djeshme është bërë i mundur zbulimi i një sasie droge.

Policia bën me dije se në fshatin ”Vajzë” në stanin e banesës së B.Sh., 53 vjeç, janë konstatuar konstatuar 3 thasë plastik të mbushur me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Gjithashtu në afërsi të stanit, u gjetën dhe 2 thasë të tjerë me lëndë narkotike me peshë totale 27 kg e 240 gr të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material.

Policia ka bërë shpalljen e tij në kërkim si poseduesi i lëndës narkotikë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve”.
Sigal