I riu shqiptar rrahu për vdekje sirianin në diskotekë, Prokuroria kërkon mbi 5 vjet burg

479
Mbi gjashtë muaj më parë ndodhi një përleshje brutale me grushta në “Black Lounge” të diskotekës “Joy” në Henstedt-Ulzburg. Një shqiptar 22-vjeçar e goditi disa herë me grushta sirianin 22-vjeçar, i cili pasi mori lëndime të forta në tru, pas disa ditësh vdiq, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve, shkruan kn-online.de.
Prokuroria e ka hetuar veprën penale për vdekje dhe ka kërkuar pesë vjet e katër muaj burg për shqiptarin, ndërsa avokati ka kërkuar një dënim jo më të rëndë sesa dy vjet, për shkak se shqiptari ishte në vetëmbrojtje.
“I padituri nuk donte të vriste viktimën,” përcjell albinfo.ch, deklaratën e avokatit. 22 vjeçari shqiptar në fillim të seancës kërkoi falje. Vendimi përfundimtar i Gjykatës në Kiel do vendoset në 2 maj.
Sigal