I riu rrëmben të miturën në Fier, prej dy ditësh policia në këmbë për gjetjen e saj

53
Një 18 vjeçar në qytetin e Fierit është proceduar penalisht pasi dyshohet se ka rrëmbyer një 13 vjeçare dhe nuk e ka kthyer më në banesë. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Levan të Fierit. Sipas njoftimit të policisë A.0. 18 vjeç, ka rrëmbyer shtetasen A.R. 13 vjeçe.
Njoftim i policisë
Më datë 08.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, A.O, vjeç 18, banues në Levan, pasi dyshohet se më datë 07.11.2017, rreth orës 17:00, në fshatin Levan, ka rrëmbyer shtetasen e mitur me iniciale A.R, vjeç 13, të cilën nuk e ka kthyer më në banesë. Punohet për gjetjen e saj. Neni 110 i Kodit Penal.