I riu nga Vlora vdes në aksident, arrestohet shoferi i “Benz-it” që e përplasi (Emri)

485
Një 24-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë pasi është aksidentuar dje në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”.
Makina me të cilën udhëtonte ka ndaluar në rrugë, ndërsa një mjet tjetër i ka goditur më pas. Blutë e Kavajës kanë mundur të arrestojnë sot drejtuesin e mjetit tip “Mercedes” shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 24.07.2017 shërbimet e policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë shtetasin Soren Veshaj, 28 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në rrugën “Durrës-Rogozhinë” në vendin e quajtur “Mbikalimi Vorrezave”, duke drejtuar mjetin tip Mercedes, është përplasur në pjesën e mbrapme të mjetit tip “Iveco” me drejtues shtetasin B. Xh., 49 vjeç, i cili kishte ndaluar në rrugën kryesore. Nga përplasja e mjeteve ka gjetur vdekjen shtetasi:

– Xh. Xh., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasagjer në mjetin tip “Mercedes”.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit S. V., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Sigal