I riu nga Tirana i vë zjarrin Finiqit, kapet në flagrancë

509
Një i ri nga Tirana është vënë në pranga pasi dyshohet si autori i zjarrëvënies së një sipërfaqe të gjerë toke.

Në pranga është vënë Andi M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në flagrancë pasi dyshohet se më datë 21 korrik 2017 rreth orës 08:30 në kullotat e fshatit Rumanxa, Finiq, Sarandë ka shkaktuar qëllimisht zjarrëvënie, ku është djegur një sipërfaqe toke rreth 1 ha me shkurre e bimësi e egër.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale ‘Shkatërrim i pronës me zjarr’.
Sigal