I riu nga Fieri bllokohet në Kakavijë me 6 kg kanabis

499
Goditet një tjetër rast i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 6 kg kanabis.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të një automjeti që po udhëtonte drejt Greqisë.

“Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi Klajdi Këllçiu me automjetin tip “Benz”, me targa AA 953 GF. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 6 kg.Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”.

Blutë arrestuan drejtuesin e mjetit, Klajdi Këllçiu, 29 vjeç, banues në Fier.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “.
Sigal