I preu kokën nipit, flasin banorët: Ja masakrat që ka kryer Jorgo

496
Familja Zani në Palasë të Himarës ka hapur dyert e mortit pas krimit makabër, ku 31-vjeçari Jorgo Zani masakroi duke i prerë kokën nipit te tij, 12-vjeçarit Andrea Zani. Banorët e fshatit tregojnë se Jorgo, personi që kreu krimin e rëndë njihej edhe për veprime të tjera të dhunshme, kryesisht ndaj kafshëve. “Rrinin bashkë me djalin në një godinë. Prindërit i ikën në Greqi ditën e hënë dhe e lanë tek gjyshja, ia bëri gjëmën…Ky Jorgo ka therur edhe kafshë të ndryshme në fshat”. Më tej, ata kujtojnë edhe rastin e bariut, të cilin e kishte rrahur keq para një viti.
Sigal