I presin dritat të moshuarit, arkëtari i vidhte 3 milion lekë të faturave

450
LEZHË – Një ish-arkëtar i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Lezhës po procedohet nga policia në gjendje të lirë pasi nuk kishte arkëtuar mbi 3 milionë lekë të një qytetari që i kishte dhënë këto para për faturat e energjisë.
Ish-arkëtari 55-vjeçar me inicialet M.B banues në Lezhë, dyshohet se këtë shumë parash nuk e ka derdhur në kohë të ndryshme, ndërsa për pasojë, qytetarit 75-vjeçar me inicialet F.N i është ndërprerë energjia elektrike pasi rezultonte debitor!
Sigal