I prenë kokën studentit shqiptar në Bruksel, 24 vite burg autorëve, detajet

653
Autorët e vrasjes se studentit shqiptar në Bruksel janë denuar me 24 vjet burg nga një Gjykatë për Krime të Rënda në Belgjikë. Vrasja makabre e studentit shqiptar Xhuljano Brahimllari në Belgjikë akoma nuk është harruar. Atij autorët e vrasjes i prenë kokët dhe gjymtyrët, duke e masakruar me sharrë dhe hanxhar
Ndërkohë msa e dneimit është dhënë ditën e enjtë me 24 vjet për dy të rinjtë të cilët vranë dhe masakruan trupin e studentit shqiptar në Bruksel, Xhuliano Brahillari.
Gjykata në Bruksel të enjten pasdite shpalli fajtor për krimin e ndodhur në qershor të 2015 belgun Vincent De Bruycker dhe maqedonasin Denis Nikolovska, informojne mediat belge.
Trupi i 22-vjeçarit me origjinë nga Dukasi i Fierit ishte student në vitin e parë për Juridik dhe Kriminologji, në Koekelberg u gjet në një valixhe sportive, pa kokë, këmbë e duar nga disa punëtorë. Hetuesit e identifikuan nga një tatuazh me një zambak dhe me inicialet e prindërve.
Të marten kanë dalë para gjykatës dy të dyshuarit kryesorë Vincent Debruycker dhe Denis Nikolovska, për të cilët tashmë ka prova të mjaftueshme sipa hetuesve belge se ata janë autoret e krimit makaber. 
Gjatë seancës u tha se karta SIM e telefonit të viktimës ishte aktive deri në orën 17:00, ndërsa vrasja ka ndodhur në orën 17:36 dhe telefonatat e fundit kanë qenë me dy të akuzuarit.
Dy personat të cilët ishin miq me viktimën kishin planifikuar ta vrasin shqiptarin dhe më pas ta masakrojnë, pasi kishin blerë një hanxhar, një sharrë dhe mjete të tjera të nevojshme.
Më 8 qershor Xhuliano nuk u paraqit në provim, ndërsa një ditë më pas punëtorët gjetën valixhen me trupin e masakruar. 
Në fillim u arresua shtetasi belg dhe më pas u arrestua dhe shtetasi maqedonas.
Hetimi deri më tani ka treguar se Xhuliano Brahimllari, Vincent DB dhe Denis N., kanë qenë të përfshirë në një trafik kanabisi jashtë Belgjikës, por ende nuk është i qartë nëse është ai motivi i vrasjes apo jo.
Sigal