I paraburgosuri i vë flakën komisariatit

418
Sigal

SARANDË- Një 34-vjeçar i shoqëruar si i dyshuar për një vepër penale i ka vënë zjarrin paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Sarandës, ndërkohë, vetëm ndërhyrja në kohë e repartit të zjarrfikësve ka mundur të lokalizojë flakët dhe të evitoj pasojat e tjera. Sipas burimeve për “Telegraf”, ngjarja është regjistruar në orën 15:00 të ditës së diel në mjediset e paraburgimit të policisë. “34 vjeçari M.B., banor i Qafë Gjashtës, u shoqëruar në polici si i dyshuar për një vepër penale (vjedhje) rreth orën 13:30. Rreth orës 15:00, teksa gjendej në dhomën e paraburgimit, ai u ka vënë flakën batanijeve. Flakët janë përhapur me një herë, duke rrezikuar gjithë godinën. Ardhja e zjarrfikësve bëri të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së tyre në mjediset e tjera. Fatmirësisht, nga zjarri nuk pati viktima. Ekspertë të policisë dhe prokurorisë po hetojnë shkaqet e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësisë ligjore”,- shtojnë burimet policore.