I mungonin dokumentet, policia sekuestron një gomone në Himarë, hetim pronarit

418
Policia e Vlorës ka sekuestruar një mjet lundrues në Himarë dhe ka proceduar penalisht penalisht pronarin i mjetit.
Zyrtarisht mësohet se ka nisur hetimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë. Hetimi ka nisur pas këqyrjes që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjerësi 1.5 m, me motor tip ”Suzuki” rreth 9.9 KF në Himarë. Ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.

Materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit “Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT”, “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” dhe “Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim”. Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.
Sigal