I moshuari shqiptar vret gruan me shkop dhe lahet në shatërvan

449
Një 71-vjeçar është ndaluar nga policia italiane me akuzën se ka masakruar për vdekje gruan e tij 67-vjeçare. Goditjet brutale me shkop në sallonin e banesës i kanë marrë jetën shqiptares me iniciale B.P. në Contrada San Biagio në Caramagna Piemonte, Cuneo, Itali. Pasi u vra, kufoma e saj u la aty mbuluar në gjak dhe burri u kap 500 metra nga banesa e tij, në sheshin e qytetit, në gjendje të rënduar psikologjike.
71-vjeçari ishte larë në një shatërvan për të eliminuar njollat e gjakut. Çifti shqiptar jetonte prej kohësh në një ndërtesë në rrugën “Gangaglietti 4”. Në të njëjtën ndërtesë jetonin edhe katër familje të tjera. Ishin fqinjët, ata të cilët rreth orës 11:30, që lajmëruan policinë sepse nga apartamenti i çiftit shqiptar dëgjoheshin ulërima. Kur efektivë të policisë mbërritën në banesë, gjetën portën e hapur dhe gruan e shtrirë në dysheme në një “pellg gjaku”. Pranë saj ishte ende shkopi me të cilin ajo ishte goditur disa herë. Në vendngjarje, mbërriti dhe autoambulanca, por gruaja kishte vdekur me kohë.
Sigal