I moshuari pëson atak kardiak në autobusin e linjës Kakavijë- Durrës

417
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në njërin prej autobuzëve që përshkon linjën Kakavijë Durrës.
Një 61 vjeçar i identifikuar nga policia si shtetasi me inicialet P.XH nuk është ndjerë mirë dhe pas pak momentesh ka pësuar një atak kardiak.
61 vjeçari fatkeqësisht ka ndërruar jetë nbë autobus, në orën 5 të mëngjesit të së shtunës.
Njoftimi i policise
Më datë 19.08.2017, ora 05:00, gjatë rrugës në autobuzin e linjës Kakavijë-Durrës ka gjetur vdekjen shtetasi P.Xh. 61 vjeç, banues në Durrës.Nga veprimet hetimore ka rezultuar se vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak të ndodhur gjatë udhëtimit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Sigal