I moshuari në Tiranë bie nga lartësia, gjen vdekjen e menjëhershme

498
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë pranë rrugës Eshref Frashëri, në njërin nga pallatet e zonës.

Një i moshuar, i identifikuar si shtetasi me inicialet F.S, ka rënë nga lartësia e katit të gjashtë të pallatit ku banonte, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 25.06.2018, rreth orës 04:00, në rrugën “Eshref Frasheri”, nga kati i 6- të i banesës dyshohet të ketë rënë aksidentalisht nga lartësia, shtetasi F. S., 90 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.