I moshuari i jep fund jetës me çifte

659
Një i moshuar 79-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij.
Policia në Gramsh thotë se 79-vjeçari me inicialet A.Z është vetëvrarë me armë gjahu çifte në banesën e tij në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, 12 prill, rreth orës 14:00. Policia thotë se arma çifte ishte pa lejen e autoriteteve.
“Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Mësohet se i moshuari jetonte me djalin dhe nusen, dhe para pak kohësh i ishte ndarë nga jeta bashkëshortja
Sigal