I mori paratë me dhunë në banesën e tij, arrestohet 46-vjeçari

417
Sigal

Një person i moshës 46-vjeç është arrestuar në flagrancë gjatë ditës së sotme në Elbasan. Shtetasi me iniciale K.C., banues në Elbasan u arrestua pasi, në banesën e shtetasit P.A., dyshohet se i ka marrë portofolin me një shumë parash dhe një aparat celular.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”.

Ja njoftimi i plotë e Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin:

K.C., 46 vjeç,  banues në Elbasan.  Arrestimi i tij u bë pasi,  në banesën e shtetasit P. A.,  dyshohet  se i ka marrë me dhunë portofolin me një shumë parash  si dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale  “Vjedhja me dhunë”.