I merr vajzën peng dhe i dërgon një plumb në shtëpi…për presion!

464
MIRDITË – Një histori e çuditshme vjen nga Mirdita. Një 25-vjeçar nga fshati Bungaj është arrestuar në flagrancë nga policia gjatë së enjtes, pasi ka marrë me forcë nga shtëpia e saj një vajzë 20-vjeçare. Ermir Doda nuk ka pyetur për familjarët e vajzës dhe e ka marrë 20-vjeçaren pa dëshirën e saj në banesën e tij.
Ka qenë babai i të resë, 61-vjeçari me inicialet G.K që ka bërë denoncimin në polici.
Ndërkohë, ky nuk ishte rasti i parë që Doda bëhej kërcënim për familjen në fjalë. Në muajin prill ai kishte lënë në banesën e vajzës një fishek model 56 në shenjë presioni.
Materialet procedurale në ngarkim të 25-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi ose pengimi për të bashkëjetuar ose për të kërcënuar zgjidhur martesë”, “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” dhe “Kanosja”.
Sigal