I mbijetuari i helikopterit: S’mbaj mend asgjë

462
Prokuroria ka marrë në pyetje të mbijetuarin e vetëm nga rrëzimi i helikopterit ushtarak EC 145, të ndodhur në Grizhë, ushtarin profesionist Gerald Baramuça. Por dëshmia e tij e marrë pasditen e të dielës, nuk ka ndihmuar aspak grupit hetimor. Baramuça mësohet të jetë shprehur se nuk mban mend asgjë. Dëshmia e tij ishte shtyrë nga hetuesit për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi ndodhej nën shok. Rrëfimi i tij shihej si një mundësitë për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit. Por deklaratat se nuk mban mend asgjë se si ra helikopteri në liqenin e Shkodrës, nuk kanë ndihmuar aspak hetimin.
Sigal