I masakruar në fytyrë, gjendet i shtrirë në tokë një person në Tiranë

411
Policia ka gjetur një person të paidentifikuar, të dëmtuar rëndë në pjesën e fytyrës.
Sigal

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 në rrugën “Shemsi Haka” në Tiranë.

I masakruari u gjet i shtrirë përtokë dhe u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Policia po punon për identifikimin e tij dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.