I kishte përfituar në mënyrë të paligjshme, vlonjatit i sekuestrohen mijëra euro pasuri

591
Një 22-vjeçari nga Vlora i janë sekuestruar vlera monetare prej 44.900 Euro dhe 9900 USD, pasi dyshohet se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrimi i parave është bërë në kuadër të Plan Operacionit “Vjeshtë 2017”.
“Në kuadër të Plan Operacionit ‘Vjeshtë 2017’, lidhur me sekuestrimin e aseteve të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, Policia Vlorë ka bërë të mundur sekuestrimin e disa vlerave monetare. Konkretisht, janë sekuestruar 44.900 Euro dhe 9900 USD, në posedim të shtetasit L.M., 22 vjeç, banues në Vlorë, shuma monetare të cilat dyshohen të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq, materialet janë referuar në Prokurori për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sigal