I kërkuari për tritolin ndaj Tahirit Bruka lider i xhihadistëve në Itali

462
Baftjar Bruka, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, si një nga personat e akuzuar për vendosjen e tritolit te farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është kreu i një grupi xhihadistësh që planifikojnë sulme terroriste në Itali. 
Gazeta italiane L’Espresso në një shkrim të sotëm, jep detaje për grupin e xhihadistëve që planifikonin sulme terroriste në Itali, ndërsa thekson se grupi drejtohet nga Baftjar Bruka, në kërkim ndërkombëtar si pjesë e bandës së atentateve me tritol në Tiranë më 10 shkurt të këtij viti.
L’Espresso shkruan se Bruka është një teknik në gjendje të realizojë vendosje eksplozivi të lidhur me telefona celularë. 
Ai është i njohur për autoritetet italiane. Sa herë që ka shkelur në Itali ai është kontrolluar nga autoritetet. Në 2013 u ndalua në Pisa, e pastaj në Firenze. Më pas në shkurt të 2014, Baftjari la gjurmët e tij në Venezia në kontrollin e radhës së sigurisë.
Sipas mediave italiane Bruka është koka e një grupi xhihadistësh që po bashkëpunon me një sirian të quajtur Ahmed Dughaim. Ky i fundit ka qenë luftëtar në vitin 2012 në Lindjen e Mesme. Sipas hetuesve italianë, Bruka dhe siriani kanë rënë në prenë e hetimeve të kryera nga autoritetet ku dyshohet se ato kanë planifikuar një sulm terrorist në Venezia.
Sipas hetuesve, Venezia mund të jetë destinacioni i final i Brukës, pasi në këtë qytet ai ka mbledhur një rrjet terroristësh shqiptarë.
Sigal