I kafshoi hundën e buzën të shoqes, Gjykata lë në burg “kanibalin”

423
Sigal

TIRANË – Gjykata e kryeqytetit ka trajtuar këtë të enjte një masë sigurie ku një bashkëshort i dhunshëm, në kufijtë e çnjerëzores, ka plagosur gruan e tij duke i kafshuar hundën dhe një pjesë të buzës dhe duke i lënë pasoja tepër të rënda.  Ai është shtetasi Shpëtim Hysaj me origjinë nga fshati Tozhar i Beratit dhe banues në Tiranë në zonën e Laprakës, teksa do të qëndrojë në burg për dhunë në familje dhe plagosje të rëndë me dashje. Hysaj është arrestuar dy ditë më parë nga policia e kryeqytetit dhe forcat e komisariatit numër tre, teksa ka dhunuar bashkëshorten e tij me iniciale M.H. Çifti i bashkëshortëve kanë dhe dy fëmijë teksa ngjarja dyshohet nga hetimet paraprake se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, aktualisht shtetasja me iniciale M.H është duke u kuruar në spitalin e traumës në Tiranë.