I injekton vetes helm me shiringë, i riu nga Vlora rëndë në spital

620
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Vlora, ku një i ri ne rrethana qe ende të paqarta ka tentuar që t’i japë fund jetës, duke injektuar një shiringë me helm në trup.
Kanë qenë familjarët e tij ata që kanë gjetur të riun shtrirë, ndërsa e kanë transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Informacioni i policise
Më datë 01.09.2017, rreth orës 23:50, në Spitalin rajonal Vlorë, është dërguar me ambulancë shtetasi I.S,vjeç 30, banues në fshatin Zvërnec, i cili ka injektuar me shiringë në trup lëndë helmuese dhe ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Sigal