I ikën vajza në Burrel, babai i denoncon të dashurin në Tiranë

443
Një djalë i ri është denoncuar më 21 tetor në Policinë e Tiranës nga babai i një vajze, për rrëmbimin e saj. Gjatë ditës së mërkurë Policia e Tiranës filloi procedimin penal dhe po punon për kapjen e një djali 24-vjeçar pasi dyshohet se ka marrë një vajzë nga fshati i saj në Burrel dhe bashkë me të ndodhen në Tiranë.
Burime zyrtare nga policia thanë se dy të rinjtë janë nga një fshat i Burrelit dhe se prej disa ditësh janë zhdukur pa gjurmë. Më konkretisht mësohet se i riu para disa muajsh ka kërkuar në familje dorën e vajzës 21-vjeçare, me të cilën është larguar, por propozimi i tij për martesë është refuzuar. Në këto kushte i riu bashkë me vajzën që donte të merrte për nuse dyshohet se kanë planifikuar largimin, duke u zhvendosur në Tiranë.
Nga të dhënat e grumbulluara nga hetimet dyshohet se gjithçka ka qenë e planifikuar nga dy të rinjtë të cilët vendosën të jetojnë së bashku pa marrë miratimin e familjeve përkatëse.
Sigal