I ikën dy të dënuar, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës

471
Drejtori i burgut të Drenovës, Korçë është larguar nga detyra.Vendimi është nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, pasi dy të dënuar nuk janë kthyer më në qeli, pasi kishin marrë leje shpërblyese.

Dy të dënuarit, për vjedhje dhe plagosje të rëndë kishin marrë leje, por pasi e kishin përfunduar ata nuk ishin kthyer më.

Për këtë arsye, është vendosur largimi i drejtuesit të burgut. Dy të dënuarit janë larguar në dy javët e fundit.
Sigal