Një burrë rreth të 50-ave në Sarandë ka tentuar ti japë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë.

Familjarët sapo e kanë konstatuar, kanë bërë menjëherë transportimin e tij në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar janë të pakta.

Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë u ul ne stadiumin “Andon Lapa” te Sarandës ku do të fillonte miqësorja mes Butrintit e Tomorit te Beratit, ndeshje e cila u shty me 15 minuta.