I gjetën kokainë e armë, kapet pas 4 muajsh “i forti” nga Shijaku (Emri)

575
Një 34-vjeçar është arrestuar ditën e djeshme në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim për posedim droge dhe armësh.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkoitkëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të operacionit të koduar ”Streha” finalizuar me sukses më datë 16.06.2017, ku u sekuestruan kokainë, municione luftarake dhe armë, më datë 09.10.2017 është ndaluar shtetasi Emiljan Gjepali 34 vjeç, banues në Shijak.
Gjepali dyshohet se është I përfshirë në veprimtarinë kriminale të dokumentuar me prova ligjore nga ana e Specialistëve për Narkotikët.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar në nenet 283/1, 278/4/5 dhe 280 të Kodit Penal.
Sigal