I gjenden 104 kg drogë në banesë, 1 arrestohet në Fushë-Krujë, 3 në kërkim

677
Një person është arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për trafik droge.
Shtetasve në fjalë iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale atyre iu sekuestruan një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”
“Më datë 20.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.P dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasve O.H, A.H dhe J.H, vjeç 31, 35, 31 e 24, banues në fshatin Fushë-Kuqe, Gurëz, Kurbin e fshatin Zall, Fushë-Krujë, pasi në Fushë-Krujë, në cilësinë e provës materiale, iu gjetën dhe bllokuan 14 thasë me lëndë narkotike e llojit Marijuanë, me peshë 103 kg e 640 gr, një peshore elektronike, një armë gjahu tip çifte, 8 fishekë, pa leje dhe mjeti tip “Benz”. Neni 283/2, 242 e 280 të Kodit Penal,” shkruhet në njoftimin e policisë.
Sigal