“I forti” nga Shkodra kapet “mat” në shtëpinë e gjyshes në Bulqizë (Emri)

587
Në zbatim të Planit Operacional “Vjeshtë 2017”, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, në “rrjetën” e kontrolleve të policisë së Bulqizës ka rënë një tjetër i “fortë”. Ai është Mirsad Pepa, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në mjetin e tij, “i forti” mbante dhe qarkullonte me armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në kushtet e flagrances në banesën e shtetases Sh.K, në Zerqan, Bulqizë, nipi i saj shtetasi Mirsad Pepa, në momentin që forcat e policisë janë futur në banesë, ka hedhur nga dritarja një armë zjarri Pistoletë TT, me krëhër të mbushur me 7 fishek.
Gjatë kontrollit të imtësishëm të banesës është gjetur edhe një fishek pistolete model 54.
Kontrolle të tilla do të vijojnë në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.


Sigal