“I forti” me Porsche kapet mat nga policia në Tiranë, ja çfarë iu gjet në makinë (Emri)

740
“Skuadra Shigjeta” e Forcës së Posaçme Shqiponja në Tiranë ka arrestur një 31-vjeçar që qarkullonte me armë zjarri pa leje. Ai është kapur mat rastësisht gjatë një kontrolli që i është bërë në makinën luksoze me të cilën lëvizte, një Porsche Panamera.
Arrestimi i Bylbyl Halili, 31 vjeç, në Tropojë u bë i mundur pasi gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Bardhyl” nga Skuadra Shigjeta rreth orës 14:30, në automjetin tip Porsche Panamera, me të cilin ky shtetas po lëvizte është gjetur një armë zjarri pistoletë e markës “Glock”, me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishekë kalibër 9 mm.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale :
– Automjeti i markës Porsche Panamera.
– Pistoletë e markës “Glock”me një krehër me 14 (katërmbëdhjetë) copë fishek kalibër 9 mm.
– 2105 (dymijë e njëqind e pesë) euro.
– 55.500 lekë të reja.
– Një telefon i markës Blackberry.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Sigal