I drejton armën dhëndrit dhe qëllon në ajër, pranga 57-vjeçarit në Fier

709
Policia e Fierit ka arrestuar një 57-vjeçar në fshatin Levan, pasi ka kanosur dhëndrin e tij me armë gjahu.
Rrahman Leka ra në prangat e policisë pasi për motive pronësie, ka kanosur dhëndrrin e tij, shtetasin G.S, 47 vjeç, dhe ka qëlluar me armë gjahu në ajër
“U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut çifte të cilën shtetasi Rrahman Leka e mbante me leje dhe 1 fishek arme gjahu,” njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Kanosja” parashikuar nga Nenet 130/a/2 dhe 84 të Kodit Penal.
Sigal