I dërgoi djalit drogë në qeli, arrestohet nëna

500
Policia ka arrestuar një 58-vjeçare e cila në çantën e ushqimeve që i dërgonte djali të saj në burg i futi edhe një sasi lënde narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”.
Specialistët Kundër Narkotikëve të Elbasanit kanë ndaluar shtetasen Fatime Fregjaj, e cila tentoi të futë në burgun e Peqinit “Cannabis Sattiva”.
Policia njofton se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasinë e lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Sigal