I dënuar për vrasje në Shqipëri, kthehet në Angli 5 vjet pas ekstradimit

477
Një vrasës nga Shqipëria i dënuar me 15 vjet burg arriti të rikthehej në Angli, pavarësisht se ishte ekstraduar 5 vjet më parë. Ardian Rragami, 45 vjeç shkruajnë mediat angeleze hyri në Britani duke u hequr si kosovar në vitin 1998, pasi vrau një person në qytetin ku jetonte. Ai kishte derdhur një breshëri plumbash mbi trupin e viktimës në vitin 1998, pas një sherri në një lokal. Zyra e Emigracionit e besoi historinë e rreme të refugjatit kosovar që kërkonte azil politik.
Në vitin 2009 Interpoli e gjeti Rragamin, i cili punonte në ndërtim dhe e ekstradoi në vitin 2010. Por pasi e apeloi vendimin, ai u rikthye në Angli për t’iu bashkuar gruas dhe dy fëmijëve në Hertfordshajër në vitin 2014. Zyra e emigracionit tha për Daily Mail se po tenton ta largojë Rragamin nga Anglia, për shkak të dënimeve që rëndojnë mbi të. Ai tashmë po mbahet i ndaluar nga autoritetet në përpjekje për ta deportuar nga Anglia. Kjo çështje bëhet publike në Angli pas asaj të Avni Metrës, vrasës i dyfishtë i dënuar edhe për përdhunim. Ai ende nuk është ekstraduar në Shqipëri për të vuajtur dënimin, pasi avokati i tij thotë se ai është një njeri familjar që ka ndërtuar një jetë të re në Angli.
Sigal