I dënuar për trafik droge, ekstradohet nga Roma 37 vjeçari shqiptar

489
Ekstradohet nga Roma drejt Tiranës një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Mësohet se shtetasi Antonio Muho, 37 vjeç është ekstraduar sot nga shteti fqinjë, pasi në Shqipëri ishte dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg për veprën penale trafik narkotikësh në bashkëpunim, nga Gjykata Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 26.09.2015, në Romë u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Antonio Muho.
Sigal