I dënuar për trafik droge, 17 vjeçari arratiset nga burgu i Milanos

145

Një minoren shqiptar me inicialet L.R i moshës 17 vjeç është arratisur ditën e dielë nga burgu për minorenët në qytetin e Milanos.
Nga hetimet e para ndaj kësaj ngjarje supozohet se shqiptari ka kapërcyer një mur të lartë 9 metra në pikën ku ai kryqëzohej më një portë hekuri e më pas ka kërcyer mbi një çati ndërtese duke humbur gjurmët.
Sipas mediave italiane supozohet se djaloshi shqiptar nuk ka reaguar i vetëm por është ndihmuar nga persona që e prisnin jashtë por dhe nga shokë të tij minorenë brenda burgut të cilët në momentin që ai arratisej kanë hutuar rojet.
17-vjeçari shqiptar L.R prej dy muajsh ishte mbyllur në këtë qëndër edukimi pasi ishte arrestaur me akuzën e trafikut të drogës.
Një ditë para arratisjes familja e tij, prindërit dhe i vëllai e kishin takuar në vizitën e rradhës në burg.