I dënuar për prostitucion e me dy emra, ky është burri që u vra pasi ngacmoi gruan në lokal

191
Është Almir Llupo ose ndryshe edhe njihet me emrin Eduart Stamolliu, është burri i cili ndërroi jetë rreth mesnatës pasi u ekzekutua me çifte në mes të lokalit nga pronari i tij në fshatin Goriçaj.
Ai kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit.
Më pas, ky i fundit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës ku kishte banesën, dhe mori armën duke qëlluar 42-vjeçarin Llupo.
Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42 vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe në komisariat ka pranuar krimin.
 
Viktima e ka ngacmuar gruan e pronarit, në lokalin ku ishte ulur mbrëmë vonë, në sy të 4-5 personave të tjerë që kanë qenë të pranishëm dhe kanë parë gjithë skenën.
Mësohet se ai ka qenë i dënuar më parë me 11 vite burg me akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit.