I dënuar me 3 vjet burg në Kosovë për drogë, arrestohet durrsaku

580
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 26-vjeçar të shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Prizrenit në Kosovë për ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’.
Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punë së tyre për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
• Endri Karamani 26 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës me Vendimin Nr. 260, datë 19.05.2017 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” në ngarkim të shtetasit të mësipërm, për efekt të njohjes dhe ekzekutimit në Shqipëri të vendimit penal Nr. 218/ 2015, datë 21.12.2015 të Gjykatës Themelore të Prizrenit, Kosovë, të cilin e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Sigal