I dënuar me 22 vite burg, kapet në Kakavijë shqiptari

545
Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar nga Apeli në Janinë me 22 vite e 6 muaj burg, arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë mëngjesin es sotëm.

Shqiptari i dënuar për trafik droge kaloi fillimisht doganën shqiptare, por në tentativë për të kaluar edhe në atë greke është ndaluar pas urdhër-arrestit të Prokurorit të Trikallas. Ai akuzohet për vjedhje, dhe Gjykata e Apelit në Janinë i dha një dënim me 22 vjet e 6 muaj burg për trafik droge.
Sigal