I dënuar me 10 vite burg në Norvegji për trafik droge, kapet në Morinë 49-vjeçari

507
Sigal

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar një shtetas nga Kosova, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin norvegjez.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.

Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03, më datë 12.12.2003, e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.